Bregdeti, oferta turistike që e bën Lezhën kryeqytet 3 muajt e Verës

Nga Sebastjana Leci

Shengjinit është një qytezë bregdetare në qarkun e Lezhës, vetëm 7 km nga superstrada Milot – Lezhë, që gjatë stinës së verës kthehet në destinacionin më të madh bregdetar në Shqipëri. Dallohet për mundësitë e shumta që kanë vizitorët dhe turistët që frekuentojnë këtë plazhë. Udhëtimi drejt plazheve të Shengjinit si tek Rana e Vogël, Rana e Hedhun, Kune, dhe Vain do të shfaqë para jush një peisazh të bukur dhe një endje për syrin.

Larmia e zgjedhjeve për të qendruar, ushqyer, mundësite e argëtimit, vizitave turistike dhe shëtitjet buzë mbrëmjeve janë arsye të mira për të cilat ky plazh ka kaq shumë vizitorë. Pushuesit nga Kosova e kanë vendosur në top listën e zgjedhjes për pushimet verore, por së fundmi është kthyer në rezidencën e shumë shtetasve italianë që ë kanë zgjedhur për të jetuar dhe dëshira e shumë shtetasve polakë, çekë, gjermanë e shtetas të tjerë europianë.

Për vlerat peisazhore, klimën dhe ambjentin tërheqës në bregd të detit të Ranës së Hedhun organizohet çdo vit festivali më i madh i muzikës elektronike. Të rinjë nga e gjithë bota kanë si orientim të tyrin Shengjinin në fillim qershori, duke e shndqërruar krejt Lezhën në qytetin e të rinjve.

Një plazh vetëm 3 km në jug qytetit të Shëngjinit duke ndjekur rrugën Lezhë – Knallë është Kune. Në këtë bregdet mund të gjeni pushimet më të qeta dhe me shumë elementë të veçantë. Mund të mos keni një çadër me vete, por mos u shqetesoni, pishat do ju dhurojnë hije natyrale dhe nje ambjent shumë të bukur.

Pishat të cilat përshkojnë të gjithë rrugën dhe bregdetin e Kunes e bejnë akoma dhe me të veçantë këtë zonë. Shëtitjet në biçikleta janë opurtunitete për ata që zgjedhin të pushojnë në këtë plazh. Pushime kaq ndryshe në vende magjepsese është ftesa e vizitorëve dhe turistëve këtë verë në Kune.

Mos harroni që në Shengjin ka një plazh që vijon të mbërthejë shumë kureshtje e që tërheqë gjithnjë e më shumë të huajt. Rana e hedhun, nuk afron thjesht turizëm por momentet më të bukura ndërsa temperaturat do të rriten ndjeshëm gjatë verës. Plazhi arrihet në këmbë pasi keni lënë makinën në një prej vendparkingjeve të operatorëve turistikë në këtë zonë. Përgjatë vijës bregdetare gjenden bare, beach bare, restorante, hotele dhe kampingje ndër më të mirat dhe shumë të frekuentuara. Çdo fillim qershori, në plazhet e Ranes së Hedhun, zhvillohet festivali më i madh i muzikës elektronike UNUM.

D.J ndër më të njohurit në botë luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në 4 ditë. Turistët e huaj, kryesisht të rinj, janë vizitorët e këtij festivali duke e bërë Lezhën epiqendër të turizmit në Shqipëri. Një aktivitet që nuk duhet humbur.

Si mund të udhetosh? Transporti është i mundur nga qyteti i Lezhës me autovetura, linja të transportit publik apo duke marrë taksi. Në këtë plazh mund të vini edhe nëpermjet detit duke përdorur anije personale me vela apo kroçera të vogla

Çfarë mund të bësh. Lundrimi me anije turistike për të parë peisazhin e bukur të Ranës së Hedhun, Rrjodhit dhe Kepin e Rodonit janë një mundësi e mirë për të eksploruar gjithnjë e më shumë. Bukuria që shfaqet me malin pranë e bën Shengjinin një vend interesant për aktivitete në natyrë, duke përfshirë kampe, shëtitje, udhëtim me biçikletë në mal, gara me varka apo kayakë. Hiking drejt malit të Rrencit duke eksploruar natyrën e bukur, elementët kulturor, bimësinë e shumtë dhe elementët historikë do ta bëjnë qëndrimin tuaj në Shengjin edhe më interesantë dhe me shumë kujtime.

Nga Shengjini mund të vizitoni disa nga objektet më të rëndësishme historike e kulturore si Memoriali i Skenderbeut, kalanë mesjetare, muzeun athografik, agroturizme ndër më të mirët në vendin tonë, punishte artizanale, fabrika të prodhimit të verës më rrush lokal, lagunat e bukura të Kune – Vainit dhe shumë më tepër.

Ushqimi. Shengjini është i lidhur ngushte me peshkimin. Barka të shumta shfaqen çdo mëngjes duke dalë në det të hapur dhe nga ku vjen me pas peshku i fresket dhe produkte të tjera të detit. Ushqimi i përgatitur me këto produkte janë të veçanta, të shijshme, unike dhe me plot vlera ushqyese. Por nëse po kërkoni të eksploroni edhe në kuzhinë, thjesht do të identifikoni restorantet në zonë, pasi do të gjeni pjata po kaq të mira edhe me mish apo gatime me produkte lokale nga banorët e zonave përreth.

Restorantet nisin nga ato afër shëtitores dhe vijojnë sin ë Kune, Rana e Hedhun, Ishull – Shengjin dhe Ishull Lezhë, port ë gjithë të veçantë në pjatat që afrojnë. Dreka apa darka juaj duke përfshirë produkte mishi dhe prodhime bujqësore e blegtorale do të kushtojë jo më shumë nga 12 në 15 euro për person, ndërsa për produke peshku ato varojne nga 15 – 20 euro personi. Ju mund të gjeni cilësi dhe sasi të ndërthuara me njëra- tjetren dhe gjithmonë mund ta shoqëroni me verën më të mirë të prodhuar në kantinat e Lezhës me varietetin e rrushit Kallmet.

Akomodimi në plazhet e bukura të Shengjinit do të ju afrojë mundësi zgjedhjesh dhe me çmimet më konkurruese. Një natë në hotelet prestigjoze dhe me pamje nga deti kushton vetëm 40 euro nata, por në qershor ky çmim mund të jetë akoma më i lirë. Normalisht çmimet variojne nga 15 euro për person për aparatamente, në 20 euro nata për hyrje në shtëpi private, hotele që nisin nga 30 euro nata dhe në rritje në varësi të standarteve hoteliere por gjithmonë do mbeteni të kënaqur per sherbimet që afrohen.

Çmimet e shazlloneve variojnë nga 300 në Kune deri në 700 lek tek Rana e Hedhun, ndërsa baret janë një tjetër mundësi për të zgjedhur sipas parashikimeve të shpenzimeve tuaja. Për më teper ju mund të klikoni dhe në Booking dhe mund të njiheni me çmimet, hotelet dhe bujtinat.

Shengjini në dy vitet e fundit ka pësuar të tjera ndryshime. Shëtitorja që përshkon bregdetin e Kunes është një vlerë e shtuar që mundëson të shijoni peisazhin e bukur ndërsa ndodheni mes natyrës së lagunes dhe dallgëve të detit. Nuk mungojne aktivitetet gjatë mbrëmjes, ndërsa ambjentit i është kushtuar një vëmendje e madhe duke bërë që pastërtia të jetë një element teresisht i dukshem. Në këto bregdet janë përcaktuar edhe plazhe publike, si një mundësi për të gjithë ata që duan të kenë të vendosur në rërë çadren e tyre.

Hyrja e qytetit është një prezantim fantastik nga ku duhet të marrë patjetër një kujtim fotografik. Plazhi është më i pastër falë angazhimit të Bashkisë Lezhë për të afruar një shërbim ndryshe dhe gjithnjë më të përmirsuar nga viti në vit. Kjo ka sjellë edhe sensibilizimin e vizitorëve e pushuesve duke bërë që rëra të jetë më e pastër ashtu si i gjithë ambjenti. Për të shmangur ndotjen, në bashkpunim me banorët dhe bizneset janë përcaktuar orare të veçanta për hedhjen e mbeturinave e kjo ka krijuar një imazh të bukur për Shengjinin.

Efektet kanë qënë të menjëhershme pasi është reduktuar sasi e mbetjeve që qëndron në breg duke e bërë këtë plazh të pastër edhe jashtë sezonit veror. Siguria në këtë bregdet është rritur, janë vendosur pika vrojtimi në çdo stacion plazhi, janë vendosur bovat kufizuese si dhe përcaktohen vende të posaçme për mjetet motorrike të ujit.

Këtë vit, vizitorët, pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë plazhin e Shengjinit do të kenë mundësi të marrin më shumë informacion për asetet turistike në Lezhë, sherbimet e ndryshme dhe gjithçka që lidhet me turizmin. Zyra Info që do të vendoset në shëtitoren e qytetit do të jetë takimi i vazhdueshëm i pushuesve me Lezhën turistike dhe mundësive që do të kenë ndërsa do të pushojnë në plazhin e bukur të Shengjinit.