5 Arsye shkencore pse trupi po ju lutet të shkoni në Lezhë

Plazhi nuk është një vend ku shkohet vetëm për pushime. Ai është shumë i dobishëm edhe për gjëra të tjera, ai është një promovues aktiv i shëndetit tonë emocional dhe fizik.

Është shëruesi më i mirë kur ndihemi të zemëruar, të shqetësuar ose të stresuar. Përveç përmirësimeve të përgjithshme në shëndetin tonë mendor, ai gjithashtu na ndihmon edhe me disa gjëra të tjera:

Uji i detit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anxhi & Ardit (@couple.anard)


Uji i detit, dhe na besoni se në Lezhë është i pasur me shumë minerale që mund të ndihmojnë në shërimin e gjendjes së lëkurës si psoriaza dhe ekzema, dhe vetë uji mund të ndihmojë me gjëra të tilla si pastrimi i sinusit. Mund të rrisë gjithashtu çlirimin e hormoneve “të ndjesive të mira”: dopaminën dhe serotoninën.

Noti në det është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor për shkak të efekteve rigjeneruese nga kontakti i drejtëpërdrejtë me natyrën.

Flladi detar

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Secret Albania 🌍 (@secret.albania)


Një fllad detar ndihmon në detoksifikimin e trupit. Kur jemi në plazh, po mbushim mushkëritë me jone negative që do të forcojnë sistemin tonë imunitar. Këto jone negative mund të kenë gjithashtu një efekt anti-depresiv tek ne dhe mund të lehtësojnë simptomat e çrregullimit afektiv sezonal.

Ajri, sidomos në mbrëmjet pranë bregut të Tales, ju bën të ndiheni më të relaksuar pas një dite në plazh dhe do t’ju ndihmojë të flini shumë më mirë.

Rëra

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S A R A (@s.hassani._)


Rëra është një pastruese natyrale dhe mund të heqë shtresat e lëkurës së vdekur nga këmbët tona. Rëra gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin tonë dhe të ngadalësojë plakjen ndërsa thithim elektronet e Tokës kur ecim mbi të. Akti i vënies së këmbëve tona në rërë të ngrohtë gjithashtu bën që njerëzit të relaksohen.

Ecja në rërë ju ndihmon të qëndroni në formë, pasi duhet më shumë përpjekje për të ecur mbi të sesa në një tokë më të fortë. Ju gjithashtu përfundoni duke djegur më shumë kalori nëse ecni ose vraponi në rërë.

Tingulli i dallgës

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Secret Albania 🌍 (@secret.albania)


Tingulli i valëve të detit sjell ndjesinë e paqes dhe ekuilibrit. Promovon forcimin dhe shërimin e trurit.

Ngjyra Blu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megi Lazri (@megi.lazri)


Një studim zbuloi se njerëzit që jetojnë me pamje nga deti janë më pak të stresuar. Sipas këtij studimi, ekziston një lidhje midis shëndetit dhe ngjyrës blu të ujit dhe qiellit. Në përgjithësi, ngjyra blu i bën njerëzit të ndjehen më të qetë dhe të relaksuar. Plazhi është një skenar perfekt për njerëzit që janë në kërkim të qetësisë dhe relaksit.