7 Dhurata Festash që Janë 100% ‘Made in Lezha’

Jemi në muajin e parafundit të vitit dhe atmosfera festive ka filluar të ndjehet edhe pse ky fundvit po na gjen me protokoll pandemik.

Me afrimin e festave, të gjithë përpiqen të krijojnë një atmosferë ndryshe, më të ngrohtë, përmes urimeve, vizitave, aktiviteteve, e sigurisht edhe nëpërmjet shkëmbimit të dhuratave.

Emërtesa ‘Dhuratë Inteligjente’ përdoret gjërësisht dhe është një term i ndërkombëtarizuar tashmë, e cila, nënkupton një ndërthurje midis çmimit modest dhe veçorisë së idesë.

Me konceptin e dhuratës inteligjente në mendje, Lezha, lezhjanët pra, kanë arsye më shumë për t’u krenuar.

Le t’i rendisim së bashku ato, dhe mos harroni në përfundim të leximit të na sugjeroni të tjera që do ta pasuronin listën tonë.

Një shall nga Artistike Zadrima

©Artistike Zadrima©Artistike Zadrima

Besojeni ose jo, një shall që e gjetëm të punuar në dyqanin e punimeve artizanale te mjeshtres Tereze Gega, të njëjtin pra, po nga duart e mjeshtres, me mbi dyfishin e çmimit në Bologna. Përtej çmimit, ajo që vlen dhe e klasifikon atë si një dhuratë inteligjente është butësia, materiali, ornamentet, dhe mesazhi i veçantë që përcjell të dhuruarit një shall të tillë, i ardhur në ekzistencë duke kaluar fije për fije në tezgjah. Përveç kënaqësisë estetike, ky shall është i ngrohtë dhe ‘super cozy’.

Një vazo nga Qeramike Vasili

 

Punimet me qeramikën në studion e Vasilit janë të famshme tashmë, jo vetëm në Shqipëri. Imagjinoni sesa vëmendje, delikatesë, dhe preçizion kërkon prodhimi një vazoje të tillë, për të zbuluar sa shumë ngarkesë simbolike përfaqëson mbajtja e një orendie të tillë në brendinë e shtëpive tona.

Një shishe Verë nga Kantina Kallmeti

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kantina Kallmeti (@kantinakallmeti)

Vera Kallmet nuk është e vetmja në Lezhë, por mënyra sesi ky brand përcillet tek konsumatori është vërtetë e arrirë. Përveç shijes së mirë, etiketi, origjina, dhe ato kutitë prej druri në të cilat vendoset shishja e bëjnë të bukur atë për t’u dhuruar në çdo rast.

Një Buqetë nga Dori Flowers

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dori Flower & Decor (@dori.flowers)

Dori ka arritur perfeksionin tashmë, ai ka shumë vite që merret me lulet dhe idetë e tij krijuese sa vijnë e shtohen. Ai është i zoti në artin e buqetës, mjaftueshëm magjistar për t’i kthyer ato në dhurata që t’i ëmbëlsojnë sytë.

Një shportë me produktet ZaDream

©ZaDream

Sapuneria, vajrat esencialë, dhe format unike të produkteve ZaDream i kanë bërë ato të famshme edhe jashtë kufijve. Sidomos në këto kohë që po kalojmë, të dhurosh një sapun është diçka, por të dhurosh sapunët me aromat e livandos e të tjera nga ZaDream, është diçka krejt tjetër.

Një libër nga librari “Kuvendi”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @librarikuvendi

Librat do të jenë gjithnjë një mundësi për t’u marrë konsideratë sa herë që duam të dhurojmë diçka, por mos harroni se në Lezhë ka një shtëpi botuese që merret kryesisht me botimin e veprave të Fishtës dhe të studiuesëve të tij, pa lënë në harresë Rudolf Markun, Preç Zogajn e të tjerë. Ky është detaji që e lidh me Lezhën dhurimin e një libri.

Një pikturë nga mjeshtri Pashk Përvathi

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pashk Pervathi (@pashkpervathi)


Dhe qershinë përmbi tortë, jo pa qëllim e kemi lënë në fund, sepse të dhurosh një pikturë të punuar nga një piktor që njihet në të gjithë Evropën përbën një gjest me finesë dhe elegancë të lartë qytetarie. Ësht fat i madh që Përvathi është i yni. Nuancat e ngjyrave në pikturat e tij jo vetëm që gjallërojnë gjithçka kanë përreth, por kanë fuqinë e jashtëzakonshme të shërojnë dhe të qetësojnë edhe shpirtin më të trazuar. Pikturat e Përvathit janë terapi për shpirtin përmes së bukurës.