Zv.Kryetari i Bashkisë Lezhë sqaron qytetarët në lidhje me shëtitoren Shëngjin-Kune

762

Zëvendës Kryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj ka reaguar pak orë mëparë në faqen e tij në lidhje me një publikim apo pretendim të ngritur nga portali Lezha Press në lidhje me mospërputhjen e imazheve 3D të projektit me ato të realitetit.

Në reagimin e tij Pacaj na sjell në mendje atë thënien e mençur se gënjeshtrat më të rrezikshme janë gjysmë të vërtetat.

Në reagimin e tij Pacaj lë për t’u nënkuptuar se portali ka të drejtë kur thotë që projekti në 3d nuk është fiks si ai në realitet, dhe kjo është njëra gjysmë e së vërtetës.

Pacaj gjithashtu shprehet se “portali”… ështe tërësisht jo profesional dhe tendencioz kur nuk thotë gjysmën tjetër të së vërtetës:

Që për atë projekt nuk është hedhur asnjë kacidhe prej taksave të lezhjanëve por ka ardhë si produkt i bashkimit të disa bizneseve të nderuara të qytetit, të cilët me fondet e tyre private e kanë mundësuar atë shëtitore.

Përsa kohë që Bashkia nuk e ka financuar, nuk ka logjikë tregu as drejtimi, që t’i thuash atij që të dhuron paratë pse nuk dhuron më tepër se e duam të na dali fiks si 3D.

Nëse Pacaj është në anën e së vërtetës me ato që thotë, se paratë pra për atë shëtitore janë donacion, dhe jo investim me buxhetin e Bashkisë, atëherë gjithkush ka të drejtën të mendojë se portali duhet ta kishte zbardhur dhe publikuar këtë fakt kritik, pavarësisht linjës editoriale.

Mëposhtë teksti i plotë i reagimit të Zv. Kryetarit:

Ja se si bie daullja e agjitacionit dhe propagandes e cila ne vend te lekures, ka gjysmen e bezes se flamurit blu dhe bie me gjysmen e shkopit, se akoma nuk e dine kush ka flamurin e kush ka shkopin ✌️

Nje portal lokal prane gjysmes se flamurit blu, mundohet te informoje qytetaret dhe te ngarkoje me pergjegjesi Bashkine e Lezhes, pa ditur as cka shkruan, as cka akuzon, as ke pyet dhe as ke informon.

Per sa i perket disinformimit qe bejne per te tjeret edhe pse jane shume te informuar per vete, duhet te theksojme se:

1.Shetitorja e re ne “Kune” nuk eshte investuar nga Bashkia Lezhe, eshte Iniciuar nga Kryetari i Bashkise dhe i eshte propozuar biznesit ne ate zone.
Pra risia eshte se edhe atehere kur nuk eshte mundesia e bashkise per te investuar, gjithsesi e gjejme nje menyre per te investuar.

2.Shetitorja eshte financuar 100% nga biznesi aty dhe asnje cent nuk eshte paguar nga taksapaguesit ne Bashkine Lezhe.

3.Per arsye mundesish, biznesi e ka rishikuar projektin dhe preventivin per te dhene objektin i cili eshte sot.

Pastaj komentet mbi objektin , se sa e ndryshoi ajo cka u be aty, i japin rritja me mbi 100% te Frekuentimit dhe Sherbimit, permiresimi i Imazhit dhe zgjerimi i zones turistike.
Nuk e japin as 10 profile fallco e as nje daulle me gjysme bezen e flamurit te partise pa vule dhe qe bie me gjysmen e shkopit te thyer duke goditur seline e tyre ✌️