Zgjedhjet e datës 14 Maj 2023/ Caktohet masa e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore

366

Në seancën e sotme u miratua dhe programi për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore.

Gjithashtu, u caktua masa e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Masa e shpërblimit nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për:
1. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ:

i) Në vlerën 65.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 QV;

ii) Në vlerën 100.000 lekë, për KZAZ të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 deri në 80 QV;

iii) Në vlerën 120.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 QV.

2. Sekretari i KZAZ-së:

i) Në vlerën 60.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 QV;

ii) Në vlerën 95.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 deri në 80 QV;

iii) Në vlerën 118.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se QV.

3. Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000;

4. Kryetari i KQV-së në vlerën 4.000 lekë;

5. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së në vlerën 3.500 lekë;

6. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave në vlerën 6.000 lekë.

Me qëllim vlerësimin e komenteve dhe sugjerimeve të shoqërisë civile dhe partive politike, Komisioneri vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimet e tjera.