Ndërsa orari zyrtar i votimit do të jetë i hapur edhe për dy orë të tjera, pra deri në 19:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes sipas qyteteve dhe njësive.
Bashkia Lezhë deri në ora 16:00 ka patur një pjesëmarrje deri 34% ose pothuajse 20 mijë votues.
Ndërsa njësitë që kanë patur edhe pjesëmarrjen më të lartë deri në këto momente sipas KQZ-së janë Zejmeni, Kolshi, Shëngjini.