Kryetari i Bashkisë Lezhë ka reaguar pak minuta mëparë, kur Policia e Shtetit identifikoi dhe shpalli në kërkim ndërkombëtar autorët që organizuan vrasjen e sipërmarrësit dhe anëtarit të Keshillit Bashkiak Ardian Nikulaj.
Lexojeni deklaratën e Ndreut:
Nje bravo e madhe per Policine e Shtetit per zbulimin e shpejte te ngjarjes se rende te vrasjes se biznesmenit dhe Anetarit te Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!
E gjithe lukunia e palacove qe shpifen, sajuan, fantazuan, ferkuan duart, hodhen helm per nje grusht vota duke abuzuar rende me humbjen e jetes se nje pjesetari te qytetit tone, qe bene sikur u pikelluan , por vazhduan tallavane politike akoma pa u varrose i ndjeri, duhet te kene peshtire nga vetja!
Lezha nuk jua ka borxh politiken e ndyre me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vellavrasje e futje ne konflikte te brendeshme!