Zbardhen emrat e mundshëm për Administratorë të Super Njësisë në Bashkinë Lezhë

3961

Njësia Administrative Shënkoll është një Super Njësi në fakt, njësia e dytë më e madhe në Republikën e Shqipërisë, me mbi 19000 banorë, ajo tejkalon me këtë numër edhe tre Bashki në vend.

Pas 3 vitesh në krye të kësaj Njësie Administratorja Guri ka dhënë dorëheqjen të cilën e ka shoqëruar edhe me një postin në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Ka qënë nderë, privilegj dhe përgjegjësi për mua të jem kryeshërbëtorja juaj. Që ditën e parë kam ndie detyrimin dhe përgjegjësinë për t’ju shërbyer me sinçeritet dhe devotshmëri për gjithçka ishte e mundur dhe brenda kompetencave që më mundësonin ligjet e pushtetit vendor.”, shprehet ndër të tjera ish-Admistratorja në statusin e saj.

Ndërkaq gara për këtë super njësi nuk është aspak për t’u shpërfillur.

Emrat e lakuar ditët e fundit nxjerrin tre prej tyre në pole position.

Banorë të njësisë me anë komenteve apo statusve shprehen se z. Gjek Makaj është një emër potencial për marrjen e drejtimit të punëve në këtë Njësi.

Një tjetër emër është ai i Salvator Brukës, si person me aftësi dhe përgatitjen e duhur në drejtim dhe vendimarrje.

I fundit i listës, por i pari për nga gjasat për të marrë detyrën e re për të drejtuar Super Njësinë Shënkoll, është ai i Kryetarit Aktual të Këshillit të Bashkisë Lezhë z. Ernest Rakaj.

Por ky i fundit e ka të pamundur të marrë në dorëzim çelësat e Super Njësisë për shkak se mëparë duhet të plotësojë kushtin ligjor të heqjes dorë nga detyra e Kryetarit të Këshillit, gjë që nuk ka ndodhur deri në këto momente.

Emrat e mësipërm janë që të tre kandidatë të mundshëm, e nëse në ditët vijuese Rakaj njofton dorëheqjen e tij, atëherë me bindje të lartë, ai do të marrë në dorëzim çelësat e Super Njësisë.