ZAZ Lezhë/ Qershia mbi tortë, Ndreu fiton Shënkollin, dhe merr Bashkinë

4836

Sapo është mbyllur numërimi i njësisë Shënkoll, dhe rezultati aty është qershia mbi tortën e fitores së socialistëve.

Shënkolli, ose Kështjella e të djathtëve për herë të parë në 32 vite i ka dhënë fitoren të majtës, duke votuar masivisht për Pjerin Ndreun.

Shënkolli që mëparë votonte 1900 vota diferencë të djathtët, kësaj here ka votuar krejt ndryshe, duke u mbyllur me 165 vota plus për Pjerin Ndreun. Pra PD-ja 2000 vota gropë në Shënkoll.

Që nga fillimi i numërimit, Ndreu ishte minus në Balldren, disavantazh të cilin e kompensoi me njësitë e tjera, pastaj qyteti i Lezhës i dha epërsinë, dhe Shënkolli e la në fuqi verdiktin e qytetit, duke i dhënë Ndreut fitoren e padiskutueshme për 4 vitet e ardhshme në krye të punëve të Lezhës.