Në çdo palë zgjedhje, lokale e të përgjithshme, Rrila ka qënë hambari i votave të djathta.
Në qendrat 746, 746/1, 747, 747/1, dhe 747/2 të djathtët kanë siguruar sistematikisht 800 deri në 1100 vota diferencë mbi të majtët.
Pak minuta mëparë ZAZ ka publikuar të dhënat për këto Qendra Votimi, të cilat flasin për një tkurrje të madhe të PD-së. Aty pra, ku PD rezultonte rregullisht, minimumi 800 vota përpara, me 14 Maj kanë dalë me vetëm 80 vota përpara. Pra rënie e dhjetëfishtë.
Kjo tregon qartazi një ri-orientim të votave të Rrilës për të majtën, e njëjta po ndodh sipas burimeve të fundit edhe me votat e Shënkollit, çka do të thotë se në kampin e majtë po përgatitet festa.