Pas rrjedhes së të dhënave nga sistemet digitale që Partia Socialiste përdor për të organizuar punët e saj të brëndshme në fushatat elektorale, kryeministrit i vendit ka publikuar një mesazh me anë të të cilit ai ka shprehur gjithë mbështetjen e pakushtëzuar për ta dhe për punën e tyre.
Lexojeni të plotë statusin e Kryeministrit:
Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,
siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët😅
Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen👍
Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur💪
Përgëzime👏
Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma🤷🏻♂️