UNUM në Lezhë, dhe si të hysh falas…

2662

Kanë mbetur diçka më pak se 27 orë nga starti i festivalit UNUM që do të zhvillohet te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Pritet që gjatë 5 ditëve të zhvillimit të këtij evenimenti në Shëngiin të akomodohen mbi 18000 persona.

Biletat për këtë festival janë vërtitur rreth një çmimi të arsyeshëm mesatar prej 70 euro.

E si gjithmonë ka edhe nga ata që “e vrasin mendjen” për të hyrë falas pa biletë, dhe historia ka treguar se e kanë gjetur mënyrën. Ne i inkurajojmë ata që të ndihmojnë shokët, tek komentet.

Ajo që vlen mbi të tjerat dhe ka mrekulluar në çdo edicion është pikërisht skenografia spektakolare e UNUM.

Në faqen zyrtare te festivalit janë postuar disa grimca fotografike nga kënde që vërtetë ta shtojnë dëshirën për të mos i humbur.