Ulsi Manja në Lezhë: “Nga nesër nisim një dialog të hapur me të gjithë!”

804

Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, njëkohësisht edhe Ministër i Drejtësisë, z. Ulsi Manja ka kryer një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.

Socialistët e Lezhës që në krye të muajit shtator i kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre, në mobilizimin e strukturave të çdo njësie, dhe kanë intensifikuar punimet brenda strukturave.

Përpara kalimit të z. Klosi si drejtues politik i Qarkut Vlorë, ai u caktua si drejtues politik për Lezhën, detyrë të cilën pastaj kryesocialisti Rama ia kaloi zotit Manja.

Z. Manja e ka publikuar në Facebookun e tij statusin në lidhje me këtë takim në Lezhë,  ja çfarë shkruan ai:

Në Lezhë me strukturat e Partisë Socialiste🌹

Nuk kemi ndaluar kurrë punën, por nga nesër do të nisim një dialog të hapur e të sinqertë me çdo grua e burrë, vajzë e djalë, të moshuar a të ri, për të diskutuar e gjendur përkrah njëri-tjetrit për çdo hall e problem, të shkuar a të ardhshëm në këto kohë jo të lehta që po kalon gjithë bota e ku vendi ynë nuk bën përjashtim.

✅ Ne nisemi me garanci të forta për fitoren në zgjedhjet e pranverës, strukturat e riorganizuara dhe konsoliduara të Partisë Socialiste në Lezhë, investimet e qenësishme të qeverisë dhe menaxhimi i shkëlqyer i Pjerinit në krye të bashkisë.