Turizmi veror nuk është ai që propagandon Rama, as Qeveria dhe as Bashkitë që i kontrollon që nga roja e derës…

341

Deputetja demokrate e Lezhës ka reaguar në Facebook-un e saj në lidhje me gjendjen e turizmit në vend.

Lexojeni të plotë reagimin e saj:

Turizmi veror nuk është ai që propagandon Rama, as Qeveria dhe as bashkitë që i kontrollon që nga roja e derës.

Përgjegjësi kryesor i dështimit është njëherazi dhe propaganduesi se, gjërat po shkojnë mjaft mirë në të gjithë vijën bregdetare,gjë të cilën do e donim të gjithë ne.

Edi Rama flet pa shifra reale, pa të dhëna statistikore dhe ballafaqim të realitetit,atij realiteti që shumë operatorë turistik po e vuajnë,rënien e numrit të turistëve dhe kjo ka disa arsye që rrjedhin si pasojë e vizionit të Edi Ramës për mbështetjen e turizmit.

Në Shëngjin e pranojnë të gjithë se ka më pak pushues,këtë e thonë edhe operatorët turistik që kanë mbështetur këtë mazhorancë , pasi siç duket i ka zhgënjyer.

Në Shëngjin lehtësisht e përditshmja është krejt e kundërta e viteve më përpara në raport me numrin e pushuesve,gjë që vihet re edhe nga trafiku rrugor,përjashto fundjavat dhe dy tre ditët e fundit,qarkullimi thuajse i ngjan një normaliteti vjeshte.

Në Shëngjin ka më pak pushues edhe për arsye të rritjes së çmimeve që Edi Rama as që nuk do t’ia dijë.

Zona e Kunes prej tre ditësh nuk furnizohet me ujë të pijshëm,hotelet furnizohen me ujë nga një autobot që vjen nga Lezha.

Në fshatrat e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit qindra familje marrin ushqimet bazë me listë,lëre pastaj të mendojnë për pushime.

Në Shëngjin dhe Tale ka më pak pushues nga Kosova të cilët paguajnë në hyrje dhe dalje taksën e rrugës së Kombit….

Më e keqja që dëshmon vrasjen e shpresës në kulmin e sezonit turistik në Shëngjin dhe mbarë Shqipërinë është mungesa jo vetëm e specialistëve turistik por edhe fuqisë punëtore.

Shumë të rinj që shërbenin në njësitë e turizmit kanë emigruar.

Kanë emigruar pasi realiteti që ka instaluar Edi Rama është i frikshëm, pavarësisht asaj që shpërfaq në shumë media që kontrollon.

Lezha me asetet e saj turistike mbetet unike në raport me shumë qytete të Shqipërisë dhe përtej saj,por politikat qeverisëse nuk po i japin shkëlqimin që meriton.

Kësaj hipokrizie lezhjanët si njerëz vizionar,të dijes,guximit dhe përgjegjshmërisë do dinë ti japin atë që meriton indiferencës së Edi Ramës.