Torovicë/ Kandidati Gjoni: “Do arrijmë fitoren më të thellë në Lezhë”

129

Kandidati demokrat për Bashkinë e Lezhës, Dr. Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force në Torovicë.

Ai ka ndarë me ndjekësit në faqen e tij zyrtare, mesazhin dhe fotot e këtij takimi:

Torovicë, diskutim me strukturat e PD për të arritur rezultatin më të thellë në historinë e zgjedhjeve vendore për Bashkinë Lezhë.

Demokratët dhe banorët e kësaj zone kanë sfiduar manovrat e pushtetit për të transformuar vullnetin e sovranit, duke nxjerrë fituese PD dhe në ditët më të vështira.

Fitorja e demokratëve është mbi të gjitha shërbim ndaj të ardhmes së Lezhës dhe demokracisë lokale.

Ne do t’ia dalim për t’i kthyer vlerat Lezhës. Shërbimit të saj modelet më të suksesshme të atyre që jetën dhe të ardhmen e kanë lidhur me zhvillimin e saj 🇦🇱✌️