Të gjithë bashkë për Lezhën, të mos harrojmë kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike…, – nga Bledi Prendi

1076

Nga Bledi Prendi

Synimi i çdo partie duhet te jete frenimi i ikjes se te rinjëve, oksigjenit te këtij vëndi!

Partia Demokratike mbetet shtylla kryesore e demokracisë.

Në keto 32 vite PD mbetet forca e vetme që motivoi, dha shprese dhe alternativa duke korrur suksese me fitore të shumta.

Përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër në këto 9 vitet e fundit kjo forcë politike duhet të jetë mbeshteja e madhe për frenimin e te rinjëve oksigjenin e këtij vëndit, plagë e madhe e shoqërisë.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike.

Me doktor Pashk Gjoni, të gjithë e mbajme kokën lart, pasi është i vetmi individ që sjell besim tek çdo njeri prej nesh. Pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, do arrijmë t’i fitojmë besimin qytetarëve të Lezhës qe bashkia t’u kthehet atyre.

Të gjithë bashkë për Lezhën dhe të ardhmen e saj, krejt ndryshe nga modeli çfarë ofron sot🇦🇱✌️