Të ftuar në emisionin e radhës të RinON në Euronews Albania ishin Znj. Donika Haxhia, Kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas, Z. Ermal Pacaj Zëvendës Kryetar i Bashkisë Lezhë, dhe përballë tyre dy të rinj Arilda Lleshi nga Lezha studiese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Filozofisë Politike dhe Kol Marku nga Shkodra, student i drejtësisë.
Që me pyetjen e parë që të rinjtë u kanë drejtuar dy përfaqësuesve të ftuar në emision u dallua një ndryshim i madh midis tyre. Ndërsa studenti Marku u drejtoi pyetje të cilat i vunë në pozita të pambukta dy përfaqësuesit, pa ndonjë vështirësi për t’u përgjigjur e kundërta ka ndodhur me studiuesen Lleshi e cila përveç se tregoi një përgatitje serioze për temën dhe emisionin, pyetjet e saj të mprehta brisk e përqëndruan vëmendjen tek ato gjëra që i shohin të gjithë e për të cilat rrallëkush flet.
A ndërhynë socialistët në procesin e primareve në Lezhë për të mundësuar fitoren e kandidatit Pashk Gjoni?, ka qënë pyetje e parë që Arlinda i ka drejtuar zonjës Haxhia.
E gjendur në një situatë jo fort komode nga një pyetje aq sa e papritur po aq edhe tronditëse, znj. Haxhia dha përgjigjen më korrekte të mundshme politikisht:
Nuk mendoj që ka pasur ndërhyrje në procesin e primareve, kandidati fitues është 100% demokrat. Unë kam qënë edhe në komision, dhe realisht ne i njohim edhe votuesit, kanë qënë gjithashtu demokratë. Nuk ka asgjë faktike, dhe të paktën në Lezhë nuk është ankuar njeri në lidhje me këtë, dhe për më tepër të gjithë kandidatët ishin në festën e 32 vjetorit të gjithë prezentë.