Dallgët e mediave të shkruara dhe audiovizive janë fryrë fuqishëm këto ditë në lidhje me çështjen e shkollës së mesme të kandidatit Belind Këlliçi.
Ashtu siç ndodh gjithmonë, dallgët e mediave shkarkohen mbi të gjithë ne, ditë për ditë, për të na shpëlarë kryesisht trutë.
Por kësaj here, ndryshe nga pjesa tjetër, një person duket se nuk e ka kapur kjo dallgë, ai ka arritur të qëndrojë e të bëjë surf mbi të.
Është fjala për Vladimir Kolën, studiuesin nga Lezha, që denoncoi plagjiaturat.
Kola nuk i merr për bazë shumë mediat, por i beson më shumë instiktit të tij profesional, kërkon për të vërtetë faktike, dhe ja çfarë thotë ai për rastin e shkollimit të Belind Këlliçit:
KUJDES NGA MANIPULIMET:
NË SHBA ËSHTË E MUNDUR DHE E LIGJSHME TË MARRËSH DIPLOMËN UNIVERSITARE PA PASUR DËFTESËN E PJEKURISË
Po qarkullojnë në internet investigime që në thelb ngrenë pyetjen “si mund merret në SHBA diploma universitare pa mbaruar shkollën e mesme domethënë pa marrë Dëftesën e Pjekurisë?”, por nga një kërkim i shpejtë në internet rezulton se në SHBA është ligjërisht e mundur që të merret Diploma Universitare pa pasur Dëftesën e Pjekurisë.
Meqenëse mbarimi i shkollës së mesme (Dëftesa e Pjekurisë), kërkohet domosdoshmërish për t’u futur në universitet në Shqipëri (neni 74 Ligji 80/2015; parashikohej edhe nga ligji i mëparshëm neni 33 Ligji 9741/2007, etj), nuk do të thotë se ky kusht kërkohet domosdoshmërish edhe në SHBA.
Për shembull në SHBA për t’u futur në universitet mund të kërkohet një test i quajtur GED, ose teste të tjera, ose vërtetime të provimeve të shkollës së mesme pa marrë Dëftesën e Pjekurisë, ose Dëftesa e Pjekurisë, etj, por Dëftesa e Pjekurisë nuk është e domosdoshme për t’u futur në universitet.
© Vladimir Kola
Po ju vendos më poshtë disa link që tregojnë qartësisht se në SHBA mund të futesh në Universitet edhe pa pasur Dëftesën e Pjekurisë:
https://hs.byu.edu/…/what-difference-between-high….
https://www.accreditedschoolsonline.org/…/college…/…