“Shikojeni skafin në Shëngjin”, Joq dhe Berisha publikojnë pamje nga Lezha

1111

Kryetari i Partisë Demokratike ka ri-publikuar në faqen e tij një video të postuar më herët nga Joq ku shfaqet një person duke komanduar mjeshtërisht një Jet-ski, ose motor uji.

Ka qënë momenti i një kthese të befasishme i mjetit detar që ka gjeneruar panik ndërsa pjesa e pasme e mjetit afrohet shumë me një notues aty afër.

Në këto ditë Policia e Shtetit ka marrë një aksion kombëtar për forcimin e zbatueshmërisë së legjislacionit për lundrimin detar, dhe kontrolli e rreptë të zbatueshmërisë.

Kjo video vjen pas një organizimi kapilar dhe përqëndrimit të vëmendjes së Policisë në këtë  hapësirë veprimi, pas ngjarjes së Potamit.


Siç ndodh shpesh, megjithatë, as Berisha, as Joq nuk japin informacione të tjera mbi videon. As vendin e saktë ku është xhiruar, dhe më e rëndësishme as datën, duke lënë hapësirë të madhe për të dyshuar se kjo mund të jetë një video e xhiruar vite mëparë, ndoshta në Shëngjin, që është dërguar në redaksinë e Joq sot, dhe kësaj të fundit i ka mjaftuar kaq, për të shtuar dozën e panikut të këtyre ditëve.

Ja çfarë shkruan Berisha në statusin e tij:

Kjo po ndodh ne Shengjin!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor. Pa u mbushur 48 ore nga krimi horror ku oficeri policise coptoj vajzen 7 vjecare nje tjeter patronazhist i rilindjes per pak i merr jeten pushuesit ne Shengjin,vidio nuk ka nevoj per koment!

Ja çfarë shkruan Joq Albania:

Ka shpëtuar për pak centimetra.