Shënkoll dhe Kolsh/ Ndreu nis “Rrugëtimin e Gjelbër” drejt 14 Majit: “Mos të shkojmë mbrapa!”

133

Në njëjtën gjatësi vale me kryeministrin Rama dhe Partinë Socialistë për “Rrugëtimin e Gjelbërt” drejt 14 Majit, takimet nëpër njësitë administrative të Ndreut, konkretisht Kolsh dhe Shënkoll sot, kanë patur një mbizotërim të së gjelbrës duke iu përshtatur në perfeksion kështu simbolikës së kësaj fushate të socialistëve, asaj të mbjelljes së pemëve.

Ndreu ka ritheksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të mos u kthyer mbrapa tek një Lezhë e papastër, tek një Bashki që funksiononte si agjensi punësimi, që zhytej në borxhe, ku nafta për pastrimin e kanaleve shitej në treg të zi, ku rroga merrej edhe pa shkuar fare në punë. Por të zgjedhin me votë të ecim përpara në pesëfishimin e projekteve për Lezhën e 4 viteve të ardhshme.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Gjatë takimeve elektorale në Kolsh dhe Shënkoll sot morem mbeshtetje për punët e shumëta që kemi bërë.

Ka ikur koha e Bashkisë që merr vota dhe zhytet në borxhe duke e kthyer institucionin në godinë punësimi, ku merreshin rroga pa u paraqitur fare në punë, ku nafta e bujqesisë shitej në treg të zi pa hapur një metër kanal kullues e ku papastërtia e rrugëve të Lezhës ishte sheshit etj.

Kurrë më pas në derexhenë që na lanë, por përpara për të bërë 5-fish më shumë punë se deri më sot!