Sandër Marku, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar i Bashkisë Lezhë

369

Sandër Marku, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë Lezhë

Sandër Marku është i martuar, me dy fëmijë. Ka shërbyer si mjek në ambulancat Talë, Grykë Lumi, Rrile dhe përgjegjës në Qendrën Shëndetësore Shënkoll. Në 2003 deri më sot, punon pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Puplik – Lezhë, si mjek specialist Bakteriolog. Gjatë kësaj periudhe ka pasur, pozicione dhe përgjegjësi të ndryshme. Si shef i laboratorit Bakteriologjik, ka mbuluar shërbimin e epidemiologjisë dhe nëndrejtor teknik, kryetar i bordit drejtues të shëndetsisë për Qarkun Lezhë.

Dr. Sandër Marku ka shërbyer si ekspert i jashtëm në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, Ministria e drejtësisë. Sandri është trajnuar në fusha të ndryshme por kryesisht në ato mjeksore, si Organizata pro-shëndetit USAID, ka mbaruar, drejtim dhe menaxhim shëndetsor nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkpunim me Universitetin e Montrealit. Antar i Këshillit të Urdhërit të Mjekut për Qarkun Lezhë dhe Antar i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Mjekut të Republikës së Shqipërisë.

Prej vitit 1996 – anëtar i Partisë Demokratike Fshati Grykë Lumi – Komuna Shënkoll;
1997 – Anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit në zgjedhjet Parlamentare në Bashkinë Lezhë;

1997 – Anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit në referendumin për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, lagja Gurrat, Lezhë;
1998 – Kryetar i Seksionit të PD-së në Fakultetin e Mjekësisë në godinën nr.3, Farmacia 10, Tiranë;

1998 – Pjesëmarres aktiv në protestat studentore të vitit ‘98 – ‘99;
1998 – Pjesëmarrës në grevën e urisë të Dhjetorit ‘98;

1999 – Nënkryetar i PD-së dega Qyteti Studenti, Tiranë;

2001 – Organizator i fushatës së PD-së në Qytetin Studenti dhe në Fakultete të ndryshme si N/Kryetar i Komisionit Zgjedhor në Zgjedhjet Parlamentare Tiranë;

2001- 2004 – Kryetar i Forumit Rinor, Lezhë. Anëtar i Kryesisë së PD-së; Anetar i Këshillit Kombëtar. Delegat në Kuvendet e PD-së;
2004 – 2005 – Kryetar i PD-së, zona elektorale 14, pjesë e grupit menxhues të fushatës për Zgjedhjet Parlamentare 2005;

2001 – Pjesëmarrës në programin “Zhvillimi i Udheheqjes Politike”, organizuar nga NDI në Shqipëri- National Democratic Institute: Udhëheqësit efektiv punojnë me anëtarët e tyre, Shtrirja e partive politike, Politika e kimpromisit, Degë të forta dhe efektive;
2003 – 2004 – Më 30 Maj në Zyrat e National Democratic Institute for International Affairs në Tiranë është zgjedhur sipas rregullave si Këshilltar Ekzekutiv për programin e Menaxhimit Politik për periudhën 30 Maj 2003 – 31 Mars 2004;

2003 – 2005 – Pjesëmarrës në setin e leksioneve dhe seminareve me tematikë “Procesi Politik në Demokraci”;
2005 – 2006 – Trajnuar për udhëheqës i fushatave elektorale dhe menaxhimi nga NDI, i rekomanduar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Zyra e Burimeve Njerëzore;
2005 – 2007 – 2009 – 2011 – 2013 – Pjesëmarrës si anëtar e sekretar i Komisionit të Qendrave të Votimit dhe Grupit të Numërimit;

2013 – Vendim nr.2 \ Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH-së të datës 22.07.2013, Rrethi Lezhë.