Rrilë, Lezhë/ Ra nga lartësia, 50 vjeçari nuk mbijeton dot në spital

2346

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut tyre të shtrenjtë dhe forca qoftë me ta për ta përballuar këtë dhimbje.