Rokadë në Administratë/ Redon Gjeloshi emërohet administrator i Balldrenit, Bashkia Lezhë

2332
©Facebook, ©Facebook

Prillin e vitit 2023 Kushtetuta e ka përcaktuar si një muaj të nxehtë elektoral.

Praktikisht, pas 10 muajsh në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal, dhe për ta pozicionuar veten në kahun e shanseve të mira, kjo nuk është aspak kohë e tepërt për t’ia dalë mbanë.

Ndërkaq, në kampin rozë është qartësuar tashmë se kryetari aktual i Bashkisë i ka tejkaluar gjasat që të jetë kandidati zyrtar i socialist për një tjetër mandat në krye të Lezhës, nga ana tjetër, në kampin blu, nuk ka asgjë të qartë, ato pak zëra që shprehen thonë se kanë synime ta fitojnë Lezhën.

E gjitha kjo situatë të kujton një thënie të një autori të njohur amerikan, ai thotë:

“Humbësit kanë synime, ndërsa fituesit kanë strategji.”

Rokada e prezantuar sot në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë, me emërimin e Redon Gjeloshit në krye të punëve të Balldrenit, dhe kalimin e Sandër Marashit me gjasë në një tjetër institucion, nuk mund të intepretohet ndryshe veçse si strategji.

Z. Gjeloshi e njeh mirë Balldrenin, është person kyç, rrjedh nga një familje me ndikim, dhe gëzon respektin e zonës.

Në mediat sociale, kjo lëvizje e Bashkisë Lezhë është pritur me komente pozitive, si zgjedhja e duhur.

Ne nuk njohim anën tjetër të medaljes megjithatë, kush do të jetë pra, kandidati i PD për Lezhën, por dimë se PD do të futet në zgjedhje, dhe kjo garanton të paktën se do të ketë garë përfaqësimi sidomos më anëtarët e këshillave bashkiakë.