Një e pazakontë ka ndodhur ditët e fundit në lidhje me strategjitë e komunikimit që palët në garë përdorin për të bindur votuesit në favorin e tyre.
Për të fituar vota në Shkodër, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka filluar të premtojë se do t’i heqë Drejtoritë që janë në Lezhë për t’i kaluar sërish në Shkodër.
Bëhet fjalë për Drejtorinë Rajonale Arsimore, Drejtorinë e Arkivave, Bordin e Kullimit, për t’i kthyer sërish nga Lezha në Shkodër.
Këtë synim e ka shprehur bashkëkryesuesi i koalicionit Ilir Meta në emisionin e Të Paekspozuarit të gazetarit Ylli Rakipi, por jo vetëm.
Pra kemi të bëjmë me një rast unik në historinë e fushatave elektorale në Shqipëri, ku në njërin qytet premtohet se do të hiqet diçka nga një qytet tjetër.