Rama në Lezhë: “Sipas portaleve është bërë qameti!”

1435

Kryeministri i vendit i shoqëruar nga Kryebashkiaku Ndreu, kanë qënë ditën e sotme në fshatin Gjadër për të parë situatën e krijuar nga reshjet e vazhdueshme të këtij nëntori.

Kryeministri i vendit e ka shoqëruar videon e rastit në faqen e tij me këtë tekst:

NË LEZHË (ku sipas kanaleve e portaleve është bërë qameti) falë punës papushim të kryetarit të bashkisë dhe mbështetjes së pakursyer të Ministrisë së Bujqësisë, me gjithë dendësinë e madhe të reshjeve, perimetri i tokave nën ujë është zvogëluar si asnjëherë më parë, ndërkohë që nuk ka prani uji në asnjë shtëpi dhe nuk ka arritur as 50 numri i familjeve që kanë pasur nevojë për ndihmë, dhe e kanë marrë menjëherë nga bashkia👍
Mbetet objektivisht përherë problem gjithësesi kur fryrja e Drinit nuk e lejon përthithjen e ujërave nga Gjadri dhe uji tërhiqet me vështirësi nga kjo zonë nën kuotë pranë Torovicës🤷🏻‍♂️