Rama në Lezhë: “Me 14 Maj mos e zgjidhni kalin nga karroca për të lidhur qentë

429

Socialistët e Lezhës i kanë rezervuar një pritje spektakolare mbrëmjen e sotme kryesocialistit Rama, i cili mbajti një fjalim para tyre të mbushur me silogjizma, anafora, antonime, fakte dhe metafora ashtu siç vetëm ai di t’i gërmojë në thesarin e madh të gjuhës shqipe.

Ai u ka rikujtuar lezhjanëve sesi Lezha ishte Bathore për nga papastëria, sesi ishte Bashkia në prag falimentimi, sesi pronat e Shëngjinit u bënë çorap.

Rama u tha lezhjanëve se në krye të punëve të qytetit duhet dikush që mban pesha, dhe Pjerini e ka tregu që di ta mbajë peshën e Bashkisë ashtu siç duhet, duke bërë atë që duhet për banorët e gjithë Lezhës.

“Me 14 Maj mos e zgjidhni kalin nga karroca për të lidhur qentë, qentë nuk e tërheqin karrocën”, u shpreh Rama, “dhe u kërkoj falje gjithë qenve të Lezhës,” shtoi Rama duke e shtyrë kështu metaforën më tutje.

“Përsa kohë nuk e çojmë çdo lezhjan për 17 minuta në Tiranë nuk e kemi bërë detyrën.

Ndaj ju lutem shumë, me 14 mos bëni gafa, na lini të mbarojmë punën.

Gjërat u sollën që rruga Milot Balldren, bypassi Shengjinit, dhe Shengjin-Velipoja të vonoheshin nga shkaqe madhore, por ju jap fjalën se do te behen realitet brenda mandatit te dyte te Pjerinit.

Edhe demokratet kane shume burra te mençur midis tyre por atyre s’u vjen rradha kurre, dhe pastaj përfundojnë si puna e Agron Gjekmarkajt, e Mark Markut”., u shpreh Rama para lezhjanëve.