Ankthi dhe stresi nuk kishin planifikuar pushimet në një kohë me mua. As nuk e lashë celularin në dhomë, të fikur…
Raportohet: Aksident rrugor- një fëmijë në gjendje të rëndë, nxitoj për në urgjencë, shikoj një fëmijë të pafajshëm, viktimë e pakujdesisë së shoferit të makinës tjetër. Shikoj stafin e urgjencës, që me nxitim kryenin punën e tyre me misionin e vetëm, që t’i shpëtonin jetën.






Në subkoshiencën tonë, të gjithë luteshim, për fëmijën tonë, për vllain, për nënën. Zot ruaji nga “të cmendurit e rrugës”!!! Dhe sigurisht teksa shikon atë ngjarje, të përsëritur, thua me vete: – Quo vadis Shqipëria ime? Disa të tjerë ankohen: – Këtu nuk jetohet!!! Jo, askund nuk jetohet nëse i pari ti i shkel rregullat e qarkullimit, nëse lë euforinë të të udhëheqë…
Të lutem mendo për veten, në momentin që vendos rripin e sigurimit..në momentin që në zona këmbesorësh shtyp pedalen e gazit! Mendo për fëmijët… që mos të rriten me frikën e zhurmës që bën makina jote me shpejtësi, mendo për prindërit… ata nuk e meritojnë humbjen e fëmijës së tyre nga një pakujdesi e jotja!






Të lutem, respekto rregullat e qarkullimit rrugor 🙏 Bëj diçka për vendin tënd, ndihmo stafin mjekësor duke ju lehtësuar jo vetëm punën por dhe dhimbjen që përballen çdo ditë, ndihmo ata shoferë ambulance që rrezikojnë jetën e tyre për të ardhur në ndihmë në raste aksidentesh sa më shpejt, gëzo cdo nënë që i mblidhet familja në darkë.
Nëse sndihesh mirë, mos e ndiz makinën, mos u bëj shkaktar vuajtje! Shpëto veten dhe të tjerët 🙏
P.S Faleminderit stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Lezhë për gatishmërinë e treguar në çdo kohë ndaj thirrjeve të 127.
Ledion PRENDI
Kryetar i Sindikatës së Infermierëve të Shqipërisë, dega Lezhë