Kryebashkiakut të Lezhës i kanë rezervuar një pritje miqësore qindra shqiptarë, lezhjanë, në Gallarate (komunë 7 km nga Malpensa) të Italisë.
Ashtu si në atë të Londrës, Ndreu ka ndarë në faqen zyrtare fotot e këtij takimi, i cili mesa duket nuk do të jetë fundit, pasi nëpërmjet tij, po bëhet gjithnjë e më kthjellët mënyra unike dhe për herë të parë që Kryebashkiaku, jo vetëm që i pret lezhjanët e këtushëm në zyrën e tij, por u shkon edhe në takime lezhjanëve të atjeshëm.
Kjo, për t’i qëndruar besnikë të vërtetës, nuk kishte ndodhur kurrë mëparë.
Statusi i Ndreut:
Mbi 200 lezhjane ne Gallarate, Milano u mblodhen ne nje tubim ne mbeshtetjen tone me 14 Maj!
Ne shume takime qe kemi bere keto dite ne disa qytete te Italise, lezhjanet na kane treguar qarte se jane ne mbeshtetje te punes, te ndryshimit, te modelit tashme te konfirmuar te perkushtimit!
Faleminderit Ylli Ujka per gjithe mbeshtetjen dhe organizimin e ketij eventi!
Vazhdojme intensivisht, por nuk I tregojme te gjithe kontaktet!😜🤨