Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në ditët e saj më të nxehta edhe kandidatët në garë kanë nisur përballjen e tyre me instrumentet në dispozicion.
Ndreu nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj asaj që ai e quan “ekzaltim opozitar”, duke iu referuar kështu ca pamjeve të kapura nga aktiviteti i djeshëm me kryesocialistin Rama të përdorura nga kandidati Gjoni si tregues i braktisjes së PS nga lezhjanët.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:
Per ekzaltimin opozitar ne Lezhe!
Ne rrjete sociale dhe nga te munden shoh qe ka shperthy si depozite qelbi se gjoja Lezha braktisi Ramen dhe PS!😂😂
E para dje kishte 4 aktivitete ne 2 ore e gjysem dhe te gjitha dolen me sukses te plote.
E dyta ai eshte formati qe ka zgjedhe PS pa shume njerez e pa buje, pa bori dhe pa spektakel makinash me flamuj dhe pa postera. Po ca tu themi ju kur se kuptoni, sepse keni ngele prapa ne shthurjen elektorale qe sju hiqet si ves!🙃🤪
Ndersa nje portal i mllefosur nga humbja e rrogave ne bashki, na tregon se gjetem vendin qe eshte investu nga Bashkia e pare si me te mirin ne Lezhe se nuk kishim tjeter!😂😂😂 Por kurre me pas me gjoba rrogash qyl, por para ne ndryshimin total te Lezhes!
Lexojeni të plotë statusin e kandidatit Gjoni:
Do të na njihni me 14 Maj 🇦🇱✌️
Pas braktisjes dhe dështimit të takimit që kreu i rilindjes dhe oborrtarët e tij kishin planifikuar në Shëngjin, u katandisën edhe më keq midis Lezhës së Besëlidhjes.
U braktisën edhe nga vetë punonjësit e bashkisë dhe administrata që nuk pranoi nënshtrimin. Dinjiteti dhe e ardhmja do të triumfojnë mbi mashtrimet dhe batutat e dalë boje të një pakice që nuk përfaqëson më askënd 🇦🇱🇦🇱