Policia e Lezhës ka dhënë informacione rreth vrasjes se biznesmenit, Ardian Nikulaj në lokalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Policia pohoi se po vijon puna për arrestimin e autorëve.
Duke iu referuar burimeve, dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniforme shërbimi ngjyre blu dhe jelek të verdhë fosforishent, për të shmangur dyshimet se do ishte ekzekutori.
Po ashtu mësohet se autorët, ekzekutori dhe një tjetër, janë larguar me motor.