Policia Bashkiake e Lezhës ka kryer sot një ndërhyrje për largimin e shezlogjeve që kishin zënë hapësirat publike për plazh të caktuara me ligj.
“Plazhi publik nuk esht tok e zanun ,Sot policia Bashkiake Ne Kohe rekord Ben te Mundur largimin e disa shazlloneve nga hapesira e plazhit Publik !Bashki Njesi Administrative Ne pun per nje sezon te mire..!”, shkruan Administratori i Shëngjinit Malaj.






Kjo ndërhyrje e Policisë Bashkiake vjen ndoshta edhe pas disa shqetësimeve të fundit të shprehura në rrjetet sociale nga ana e emigrantëve që vijnë për të pushuar në vendlindjen e tyre.
“Eca si refugjate në vendim tim”, shkruan njëra prej tyre.
Rastin më të freskët të këtij shqetësimi e ka sjellë në Facebookun e tij inxhinier Pashk Ndoci i cila ka ndarë me miqtë e tij shqetësimin e një zonje në lidhje me hapësirat publike:
“Si kjo qytetare ka plot që shprehin indinjatë jo vetem per zënien e paligjshme të hapsires publike në plazhe nga “të fortet”, por edhe per parkingjet që vijnë buze rruge, ” PARKING DHE SHAZLLONG”, nuk guxon as me parku e as me shku me cadren tënde tek hapsira publike, nuk po flasim per sigurinë, banjot publike dhe pastertine…






Ose jane “të fortet” në ditët e tyre të mira që i bëjnë xhëmen atij që kundershton, ose kanë hall të madh se nuk ka njerez sa duhet në plazhe, ose shpenzimeve të tyre u rëndon ndonjë kosto suplementare dorërëndë nga ata që u kanë dhënë lejen…”, shruan inxhinier Pashku.
“Dje, ne bregdetin e Shengjinit. Ne lufte te heshtun me shtetin e kapun nga korrupsioni. Kam ece disa kilometra, me çader ne shpine, ne kerkim te nje metri katror rere per te vendose çadren time per 2 ore dhe nuk me lejoi askush. Duhej te paguaja me çdo kusht 700 leke per 2 ore. Sikurisht nuk jam aq trime sa me u kape me pronaret e hoteleve/ lokaleve ne bregdet dhe shfryva me vedin.






Eca si refugjate ne vendin tem deri sa mberrita aty ku gati nuk kishte ma det, ngjite me portin ku era e naftes e peshkut te çelbun ma bani ate dy oresh plazhi te padurueshme. E gjeta nje rrip toke ku mund te ngulja çadren time dhe mu duk se te pakten per pak nuk u bana skllave e ketij sistem te kalbun. Kulmi ishte kur lexova qe KM kishte pase thane qe kena plazhet ma te organizume e me ma shume hapesira publike se ndonjehere. Ah si nuk e kam nji grusht te forte… t’i bie vedit!”, shkruan Alma Kamberi Puka