PD zyrtarizon kandidatët e primareve për 3 Bashkitë e Qarkut Lezhë

4674

Partia Demokratike e Shqipërisë ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme emrat e kandidatëve që do të hyjnë në procesin e primareve.

E thënë ndryshe, një nga këta emra, në rast fitoreje të PD, do të drejtojnë Bashkinë Lezhë, Mirditë, dhe Kurbin.

Publikimi i listës së primareve ka sjellë edhe surpriza me emra të cilët nuk janë lakuar aq shumë në publik në lidhje me një kandidim të tyrin të mundshëm, por që zyrtarimi i listës sot nga PD e ka bërë më konkrete garën.

Lista e demokratëve është e larmishme në emra dhe profesione, me kandidatë që vijnë nga mjeksia, inxhinieria, sporti, jurisprudenca etj. Kjo garanton një garë të fortë brenda llojit (gjithmonë duke supozuar se ajo do të jetë e pastër dhe e pandikuar). Secili prej këtyre emrave do të duhet të kalojë dy male. Njërin me të vetët dhe malin tjetër përballë kandidatit socialist në zgjedhje.

Kandidatët zyrtarë të Primareve në Qarkun Lezhë si mëposhtë:

Bashkia Lezhe

  • Ergin Mata
  • Kristian Gjidodaj
  • Maksim Kola
  • Pashk Gjoni
  • Pashk Ndoci
  • Salvador Kaçaj

Bashkia Mirditë

  • Aleksander Lalaj
  • Albert Mëlyshi
  • Artur Lazri
  • Gjon Ndoj
  • Martin Biba
  • Saimir Kola

Bashkia Kurbin

  • Alfred Daçi
  • Behar Haxhiu
  • Dalmion Dodaj
  • Edmond Shkoza
  • Gjergj Oroshi
  • Gjovalin Miri
  • Lindita Toma