Kryeministri i vendit ka mbledhur mëngjesin e sotëm në Pogradec të gjithë Kryetarët e Bashkive të Republikës me synim paraqitjen e një sinteze të bilancit të punëve të tyre të deritanishme në dikasteret ku janë zgjedhur të shërbejnë.
Kryeministri po e moderon vetë këtë aktivitet, duke u mbajtur një minutazh të prerë 6 minuta, për secilin kryebashkiak (asnjë sekondë më shumë). Ndërkaq për Lezhën njoftoi se do të akordohen 10 min për të njëjtë pasqyrë.
Pse vjen ky prezantim në këto momente?
Ata që e njohin strategjinë e Ramës, kjo mund të duket sikur është një prezantim i punëve të kryera në Bashki, por në fakt, duke parë edhe mobilizimin gjithnjë e më intensiv të kundërshtarit përballë për zgjedhjet vendor të pas pak muajve, kjo nuk mund të lexohet ndryshe veçse si një analizë e thellë e Partisë Socialiste në për të gjitha njësitë vendore të vendit për të gjetur pikat e forta dhe ato që çalojnë, në mënyrë që kundërshtarit t’i zvogëlohen sa më shumë hapësirat për të goditur.
Lajmi këtu është se “loja po nxehet” dhe të gjitha palët, po punojnë pas perdeve për të maksimizuar rezultatin në zgjedhjet vendore, dhe fakti që lëvizjet po shpeshtohet që tani në këtë drejtim do të thotë se nuk ka asnjë sekondë për të humbur.