Hapësira midis Drinit dhe Memorialit është ndoshta një ndër këndet më të paqta e më të diellta të qendrës së Lezhës. E lakmuar aq shumë nga ndërtues ndër vite të cilët deri vonë i kanë patur shpresat e gjalla për t’ia gjetur anën për t’i futur betonin.
Pas firmës së Ndreut për ta bërë një hapësirë të gjelbër, çlodhëse, dhe argëtuese, kanë marrë fund njëherë e mirë shpresat e çdo betonizuesi, duke vendosur në favor të qytetit dhe zbukurinit të pamjes së tij.
Kryebashkiaku inspektoi ditën e sotme pjnimet aty dhe ndau gjithashtu një mesazh publik me ndjekësit në faqen e tij:
Gjatë inspektimit të ecurisë së punimëve për rehabilitim të shetitorës dhe lulishtës mes lumit Drin dhe Memorialit, e cila do ketë hapësira jeshilë dhe arkitekturë të rafinuar dhe së shpejti do shndërrohet në një hapësirë relaksuese për qytetarët e Lezhës.