Erdhi. Me kapele të shkruar Capri, me buzkuq të lehtë veror, me fustan veror me bord me dantella dhe fasho diagonale transparente, me vëthët e mëdhenj e flokët e lëshuara, vogëlushja llasticë që u bë vajza çapkëne, që u bë ylli i muzikës botërore ishte sot në Lezhë.






Pas fotos së bërë publike nga Mrizi. Dua Lipa shihet e shoqëruar nga i ati Dukagjin Lipa.
Sot më plot gojën mund të thuhet se në Mriz erdhi një Zanë.
Ja çfarë shkruan Mrizi në Facebook:
Frymëzimi dhe esenca e @dualipa që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare!
Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista , gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa “vipa” vendas!!






Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , @dukagjinlipa me familjen.
Faleminderit me zemër që na preferuat @dualipa @dukagjinlipa 🇽🇰❤️🇦🇱❤️🇺🇸