SPQR-ja fitoi, me një gol avantazh kundrejt holandezëve të Feyenoordit, shkak i të cilit më shumë sesa loja e bukur ishte ushtima e një tifozerie dukshëm dominuese në favor të Romës.
Por tifozët e vërtetë, ata ultras, thonë se emocionet e ndeshjes janë hiçgjë krahasuar me ato para ndeshjes.
Euforia, shpërthimi, sjellja e shpenguar, nervozizmi, sharjet, shfryrjet, kërcënimet apo edhe përplasjet fizike apo verbale me tifozeritë kundërshtare gërshetohen sëbashku për të krijuar të gjithë elementët e mjaftueshme për të një ndezur fabrikën e adrenalinës.
Në vigjilje të tilla të mëdha ndodh që mbi nivelin e zakonshëm të korit, apo tifozëve dhe huliganëve, të vijnë edhe VIP-at.
Vipat, natyrisht kanë pritshmëri të larta, dhe presin trajtim VIP.
Një ndër ta, ishte edhe ai që ndryshe thërritet “Il Re di Roma” (Mbreti i Romës).
Nënkuptohet, që Mbreti është më shumë sesa VIP, dhe kuzhinierët e mbretit duhet të jenë në po atë lartësi.
Alfredi, Altini, dhe Arbri ishin 3 A-të e Arta të Lezhës në kuzhinën e mbretit dje, edhe pse ata që të tre ia bëjnë vetë reklamën vetes tashmë, shumë zëra dhe media të rëndësishme në vend e anashkaluan disi në heshtje këtë detaj, apo e trajtuan si një kronikë të dorës së tretë.
Ç’rëndësi ka tashmë?
Fotot dhe Totti flasin vetë.