Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dr. Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim me banorët në Balldre, pak orë pas inspektimit të punimeve për shtrimin e rrugëve, nga Kryetari i Bashkisë Ndreu, në po atë zonë.
Lexojeni të plotë statusin e kandidatit Gjoni:
Ata që nuk ndërtuan asnjë rrugë në 4 vjet që drejtojnë bashkinë dhe të gjitha institucionet e shtetit, nuk kanë më kohë të ndërtojnë 10 rrugë në Balldre.
Koha e tyre ka mbaruar, mashtrimet me asfalt elektoral dhe propagandë me lugë bosh, nuk vlejnë as në Balldre dhe në as mbarë Lezhën.
Në takimin me banorë të kësaj zone dëshmohet nga secili prej tyre se në Balldre, një ndër njësitë më të mëdha në Lezhë ka zero investime.
Uji i pijshëm për banorët e rrëzë Malit,në dalje të pallateve të Komanit dhe në Rrah Lagje, janë pa ujë të pijshëm.Të gjitha rrugët në brendësi të lëna në mëshirë të fatit, toka që përmbyten vazhdimisht, mungesë energjie dhe shëbimeve imediate.
Një bashki me derë të blinduar dhe e kthyer në bunker prej 4 vitesh, më 14 Maj, i kthehet me votë masive dhe dinjitet, banorëvë të Lezhës