Kandidati dhe Kryetari aktual i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka nisur turin e tij të takimeve më të gjëra, me banorë të të gjitha njësive.
Ai e ka nisur me Zejmenin/Markatomaj dhe në faqen e tij zyrtare ka ndarë pamjet e këtij takimi.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:
Sonte bashkë me ministrin Ulsi Manja, deputetin Eduard Ndreca, në takimet me elektoratin e Zejmen/Markatomaj dhe me atë të Ishull Shëngjin. Në 4 vitet e shkuara kemi punuar fort duke mbajt çdo premtim, duke sjellur në ekuilibër financiar e strukturor Bashkinë e lenë pas dorë!
Sot kemi një program të qartë me ide dhe projekte, për të realizuar një 4-vjecar me 5-fishin e sukseseve që bëme në këto 4 vite që kaluan!
Mbeshtetja e madhe që morem sonte në këto dy zona na motivojnë, por na bëjmë më të përgjegjëshëm dhe të vendosur për të vazhduar ndryshimin e shumëpritur nga çdo banor i këtyre zonave!