Ndryshime në Polici/ Lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë

504

Kjo e martë ka nisur me lëvizje shefash në disa komisariate. Në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn.

Ky i fundit do të marrë detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka. Ndërkohë në Mirditë është vendosur Paulin Çupi.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme. Sakaq Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.