Ndreu e vijon fushatën e tij me intensitet të shtuar dhe diversitet në tematikat dhe grupet e ftuara në diskutime e dëgjesa.
E sotmja ka qënë një tryezë me artistë të njohur të Lezhës, në të cilën u diskutua në lidhje me gjallërimin e jetës kulturore në Lezhë në 4 vitet e fundit, por edhe për shumë projektet e aktivitetet tjera te pragu i derës për vitet në vijim.
Lexojeni të plotë mesazhin e Ndreut:
Në Tryezë me Artin & Kulturën 🎭 🎬
Diskutuam për qindra aktivitete të cilat u frekuentuan nga mijëra qytetarë të Lezhës, turiste dhe pushues, cilesinë e aktiviteteve që i dhanë Lezhës një tjetër imazh, por edhe i falenderova në emër të Bashkisë Lezhë dhe qytetarëve lezhjanë, sepse asgjë nuk do bënim dot pa kontributin e tyre.
Sfiden që në katër vitet e ardhshme Lezhës të mos i mungoje Muzika 🎻 Teatri 🎭 Filmi 🎬 Piktura 👨🏻🎨 e gjithçka tjetër në sherbim të argëtimit do ta kemi të gjithë bashkë, dhe do ja dalim.
Ju premtova artisteve, se Pallati i Kulturës është vetëm maja e ajsbergut të asaj që ne kemi bërë për Artin dhe Kulturën. 😉
Nuk keni parë gjë akoma!