Detyra e tij aktuale, si Kryebashkiak i Lezhës nuk është faktori i vetëm përcaktues i veprimtarisë së Ndreut.
Ai ka mbi supe një jetë të gjatë parlamentare, prej thuajse 20 vitesh, vite të cilat i kanë trashëguar atij një rrjet (network) dhe akses te njerëz e personalitete që vështirë se mund të krijohen tjetërndryshe.
Pra, është e gabuar të konceptohet thjesht si Kryetar i Bashkisë, ai është Kryebashkiak me Network, dhe pikërisht këto pozita, që të dyja japin e marrin në simbiozë me njëra tjetrën. Nuk është e tepërt të rikujtojmë këtu se për shumë punë për të cilat Bashkia Lezhë nuk kishte fonde apo mundësitë logjistike të asokohshme, ka qënë pikërisht mbështetja e këtij rrjeti njohjesh që i kanë dhënë zgjidhje situatave. (P.sh Bashkia Lezhë në fillim të mandatit të tij nuk kishte as karroca dore në inventar, imagjinoni eskavatorë!).
Një gur i çmuar i këtij gjerdani njohësish të Ndreut është edhe Nik Gjeloshaj.
Lexojeni të plotë Ndreun, çfarë thotë:
Me Kryetarin e Komunes Tuzit, Mal te Zi, Nik Gjeloshaj, dje u takuam ne Shengjin, me pjesmarrjen e nje grupi biznesmenesh pukjane, lezhjane dhe shume banoreve te tjere nga Lezha, nen kujdesin e biznesmenit te njohur, Mark Gjini!
Mbeshtetja ne zgjedhjet lokale te 5 Marsit ne Tuz por edhe e 14 Majit ne Lezhe, ishte qellimi i tubimit qe u mbajt ne nje fryme vellazerore!
I pranishem dhe Ministri I Administrimit Publik ne Mal te Zi, Zoti Marash Dukaj!