Kryebashkiaku Ndreu ka zhvilluar gjatës pasdites së sotme një takim me komunitetin pukjan, pjesë tashmë e nderuar e historisë së këtij qyteti.
Ndreu, ndoshta për herë të parë, ka dërguar një “thumb” me stil në drejtim të kundërshtarit.
Kujtojmë lexuesin se pothuajse në të gjitha ligjëratat e tij, kandidati Gjoni, përdor frazën “t’i largojmë nga Bashkia ata që s’kanë lidhje me Lezhën”.
E përgjigjja e Ndreut në lidhje me këtë nuk ka vonuar fare, ja mesazhi i tij në takimin me komunitetin pukjan:
Nje takim me ta jo vetem eshte kenaqesi, por merr dhe energji pozitive, ashtu sic ata jane ne fakt, punetore, te ndershem, besnike dhe mbeshtetes te palekundur!
Diskriminimi krahinor eshte filozofia e kundershtareve qe harrojne se Lezha eshte nje kombinim vlerash te komuniteteve te ndryshme, te ardhur dhe vendali, ne nje bashkejetese brilante, qe nuk eshte cenuar asnjehere nga askush, qe e ve veten ne pozitat e races superiore, ne kurriz te kesaj harmonie!