Kryetari i Bashkisë dhe kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme me banorë të Rrilës.
Ndreun e shoqëruan në këtë takim edhe i deleguari i PS për Qarkun e Lezhës, ministri Manja, deputeti Ndreca, kryetarët e PS Lezhë e Shënkoll, Gjini dhe Rakaj.
Drejtuesi i shtabit elektoral të Rrilës, z. Dod Jaku në fjalën e tij theksoi se “ne banorët e Rrilës nuk kemi qënë kurrë kaq krenar për të kërkuar votën dhe mbështetjen për Pjerin Ndreun dhe Partinë Socialiste. Punët që janë bërë flasin vetë, për përkushtumin e vazhdueshëm të Pjerin Ndreut ndaj zonës tonë.”
Ndreu në fjalën e tij u ka kërkuar rrilakëve të mos e çojnë votën dëm duke mbushur koshin e atyre që i kanë trajtuar sikur ti kishin në xhep. Ndreu u kërkoi rrilakëve të shkëputen nga metoda jep e mos merr, jep e mos merr, jep prap e mos merr prap, por të votojnë atë që kanë dhënë provat se iu shërben.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:
📍Takim në Rrilë dhe Ishull Lezhë.
Sonte takova banorët e dy ndër zonave më të bukura të Bashkisë së Lezhës, të cilat për fat të keq në vitet e shkuara e kanë bërë prove eksperimentin, ku votojnë PD-në, duke i mbushur koshin me vota, dhe kjo pa marrë asnjë punë në këmbim.
Pjesëmarrja dhe ngrohtësia më të cilën më pritën, dëshmon që faza eksperimentale tashmë ka marrë fund dhe që ky elektorat e ka ndarë mendjen që t’i thotë “po” punës reale, t’i thotë “po” fakteve, t’i thotë “po” njeriut që mban premtimin dhe t’i thotë “po” progresit.
Falëminderit Rrila&Ishull Lezha. 🔥