Ndreu në Londër: “Lezha ç’ishte, ç’është, dhe ç’do të bëhet”

2331

Pak minuta mëparë Kryebashkiaku i Lezhës ka publikuar një album fotografik me pamjet nga takimi i tij me qindra lezhjanë që jetojnë në Londër.

Nga ajo që nënkuptohet nga statusi i Ndreut i ka folur për Lezhën që gjeti, për Lezhën që është, dhe për Lezhën që do të bëhet në mandatin e ardhshëm.

Pjesëmarrja në këtë takim, siç kuptohet edhe nga fotot, ka qënë e konsiderueshme duke marrë parasysh këtu edhe sesa e vështirë dhe e ngjeshur është axhenda ditore e kujtdo që jeton jashtë vendit.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Mbreme ne Londer me mbi 150 lezhjane u takuam dhe diskutuam per ate cfare Lezha ishte, eshte dhe do te jete!

Askush nuk kishte dilema, sepse e duan vendin e tyre, se e shkuara e para 4 viteve ishte njolle e zeze menaxhimi, dhe ndryshimi ne keto 4 vite eshte shprese.