Kryetari i Bashkisë Lezhë vijon takimet e tij me komunitetin lezhjan që jeton e punon në vende të ndryshme të Europës.
Ndalesa e radhës për Ndreun ka qënë Cuneo, ku përveç takimit me lezhjanët atje, ai ka takuar edhe Kryekomunarin atje, z. Fogliato.
Keto takime jo vetëm që sjellin një politikë të mirë gjithpërfshirëse, por edhe e ndihmojë komunitetin tonë atje të jetë akoma më i afërt me autoritetet lokale atje.
Lexojeni të plotë mesazhin e Ndreut:
Sot ne Bra, Cuneo, i shoqeruar nga nje grup nga komunitetit zadrimor, beme takim me Kryetarin e Komunes Bra, Gianni Fogliato! Krenar per fjalet e mira per komunitetin lezhjane!
Pastaj nje takim me komunitetin lezhjane ne Bra ishte shume produktiv me diskutime dhe problematike per te cilet emigrantet jane te interesuar! I nderuar nga pritja dhe pozitiviteti I zadrimoreve punetore, te zgjuar dhe qytetare model!