Pas takimeve me diasporen lezhjane në Athinë dhe Kretë, dhe takimit me Kryebashkiakun e kësaj të fundit, Ndreu ka vijuar në Lezhë tour-in e tij të inspektimeve te punimeve në qytet e njësi administrative.
Konkretisht, ditën e sotme ai përcolli një mesazhi në faqen e tij zyrtare në lidhje me ecurinë e punimeve në lagjen Gurra:
Pata kënaqësinë të inspektoja ecurinë e punimeve të tre rikonstruksionëve të fundit në Lagjen “Gurraj”, ku aktualisht kanë përfunduar të gjitha ndërhyrjet e ndërmarra në pallate, rrugica trotuare dhe ndriçim.
Ndryshimi radikal që kemi bërë në këtë lagje do vazhdojë dhe më tej; më ndërtimin e hapësirave të gjëlbërta dhe me vëndosjen e kanxhëllave në segmentet e trotuareve që ndodhen në lartësi.
Lagjia “Gurraj” është deshmia e ndryshimit dhe konfimimi më i qartë i përkushtimit tonë.