Kandidati dhe Kryetari aktual i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka zhvilluar një takim të zgjeruar me strukturat e socialistëve të Lezhës.
Ministri Manja, deputeti Ndreca, Kryetari i PS Lezhë Flori Gjini, Prefekti Prendi, e përfaqësues të tjerë të PS, ishin gjithashtu pjesë e këtij takimi.
Zyrtarizimi i kandidaturës së Ndreut nga selia rozë pak ditë më parë, shënon edhe një pikë fleksi në ritmin dhe ecurinë e fushatës, e cila nga ky moment, intensifikohet shumëfish.
Ndreu mësohet se ka mbajtur një fjalim të relaksuar, të qetë e bindës, dhe i ka garantuar socialistët e Lezhës se ata do të jenë prijësit e fitores për Lezhën.
Në faqen e tij zyrtare ai ka ndarë edhe mesazhin dhe fotot nga ky takim:
Takim me strukturat e PS-së Lezhë.
Ndjehem mirënjohes dhe më shumë fat për gjithë entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që më përcolli çdo person i kësaj antarësie që për mua është frymëzim dhe shtytje që punën e bërë në këto 4 vite, ta shumëfishojmë dhe përmiresojmë akoma më tepër. Lezha sonte ishte zjarr. 🔥