“Mur i ri me tulla të vjetra… jo më!”/ Zgjidhet Kryesia e Demokratëve të Lezhës

5388

Demokratët e Lezhës kanë vijuar me procedurat statutore të zgjedhjeve të organeve drejtuese të partisë.

Kësaj here duket se demokratët kanë ditur t’i pasurojnë listat me emra të rinj, duke u distancuar nga zgjedhjet e të shkuarës me moton “Muri i ri me tulla të vjetra”.

Demokratët kanë përfunduar procesin e zgjedhjes së Kryesisë së Lezhës, në përfundim të të cilit është bërë publike edhe lista me 19 anëtarët fitues, e cila kryesohet nga doktor Pashk Gjoni.

Krahas fituesve, sipas statutit të partisë, pjesë e kryesisë kanë të drejtë të jenë edhe Kryetari i PD, dy anetarët e Këshillit Kombëtar, Kryetarja e Forumit të Gruas, dhe Kryetari i Forumit Rinor.

Lista e plotë e kryesisë së PD Lezhë:

  1. Pashk Gjoni
  2. Gentjan Sherri
  3. Sokol Toma
  4. Donika Ndoj
  5. Rudina Gjoka
  6. Arben Paluca
  7. Florian Ameri
  8. Roza Hilaj
  9. Kristjan Doda
  10. Ndue Zefi
  11. Marie Deda
  12. Erjon Gjoni
  13. Alen Kola
  14. Anila Frroku
  15. Bledar Prendi
  16. Emanuel Perjaku
  17. Glorida Gilaj
  18. Altin Mema
  19. Odise Kolthi

Pas zgjedhjes së kryesisë, faza pasuese është ajo ajo e zgjedhjes së nenkryetarëve dhe ekipeve drejtuese.