Takimet e njëpasnjëshme nëpër organizatat e të gjithë Bashkisë Lezhë janë kthyer në normë tashmë.
Me mëngë të përveshura dhe me laps në dorë, socialistët nisin të bëjnë atë që dinë më mirë: të fitojnë zgjedhje.
Intensifikimi i takimeve, me dyer të mbyllura e të hapura, sa vjen e shtohet me të njëjtin ritëm me kalendarin politik.
Kryefraza e këtyre takimeve është 14 Maj, pra zgjedhjet për pushtetin vendor.
Socialistët e Lezhës, të kryesuar nga Flori Gjini, kanë zhivilluar takime të shumëfishta nëpër të gjitha organizatat e njësive administritave dhe në qytet.
Socialistët shprehen se fitorja me 14 Maj do të jetë produkt natyral i premtimeve të mbajtura, i punëve të kryera dhe se takimet me zgjedhësit do të jenë ballëhapura pasi nuk ka asnjë njësi administrative e cila ka mbetur jashtë vëmendjes së Bashkisë. Në çdonjërën prej tyre janë kryer në mos dy, të paktën nga një punë e rëndësishme.