Me 9 Mars, Sali Berisha në Lezhë

140

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në proces gjyqësor për vulën, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Lezhën.

Vendim i Apelit me 3 Mars, për rikthimin e çështjen për gjykim në shkallën e parën, e fut partinë e Berishës në një spirale humba-kohëse kalendari i të cilës është skajshmërisht i papërputhshëm me atë të KQZ-së.

Takimi i Berishës në Lezhë mendohet se do të jetë në kuadrin e asaj sesi kjo forcë ka vendosur të përfaqësohet në fletën e votimit.

Ndërkaq, kandidati Gjoni ka publikuar në faqen e tij një status ku shprehet se ka garantuar zotin Berisha se do ta fitojnë garën për Lezhën edhe pa vulën.

Lexojeni të plotë statusin e Dr. Pashk Gjonit:

Demokratët në Lezhë janë të bashkuar për të arritur fitoren më 14 Maj të Bashkisë Lezhë ✌️
Garantova liderin e PD-së, Prof.Dok.Sali Berisha se, asnjë pengesë nuk do ta ndalojë dot vullnetin e votuesit lezhjanë për të sjellë ndyshimin e shumë pritur.

Si i votbesuar nga demokratët me shumicë votash në primare, dora ime është e shtrirë për këdo që kërkon të kontribuojë për Lezhën tonë të bukur 🇦🇱